Për t’u bërë një i krishterë orthodhoks, duhet të besojmë sinqerisht te Perëndia, të pendohemi për mëkatet e tona para Tij, ta pranojmë Jisu Krishtin si Birin e Perëndisë dhe Shpëtimtarin dhe të hyjmë në Kishën e Tij Orthodhokse nëpërmjet pagëzimit.

Për ta bërë këtë, natyrisht, ju duhet të njihni bazat e Orthodhoksisë, të cilat janë përmbledhur në Simbolin e Besimit.

Nëse një person sinqerisht beson në Perëndi dhe rrëfen besimin Orthodhoks, ai mund të pagëzohet, sepse : „Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.” (Joani 3: 5).

“Pagëzimi është Sakramenti, në të cilin një besimtar, 3 here zhytet ne ujë duke thirrur Perëndinë, Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, vdes për jetën mëkatar ne mish dhe ngjallet nga Shpirti i Shenjtë në jetën shpirtërore dhe të shenjtë” (Shën Philaret i Moskës).

Pagëzimi i princit Vladimir.

Që të pagëzoheni, ju duhet të shkoni në ndonjë Kishë Orthodhokse (Kanonike) dhe të kontaktoni një Prift apo punonjës e Kishës i cili do të ndihmojë në përgatitjen për këtë mister të madh.

Nëse nuk ka Kishë Orthodhokse pranë jush ose keni ndonjë vështirësi dhe pyetje në lidhje me pagëzimin – na kontaktoni, ne do t’ju ndihmojmë.